Ministri i FSK-së,Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës Ruairi O’Connell.
Ministri Demolli pas urimit për emërimin në detyrën e ambasadorit në Kosovë, Ruairi O’Connell i shprehi falënderimet për bashkëpunimin e thellë dhe dinamik që ka ekzistuar në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart ndihmën e madhe që është dhënë në trajnimin dhe shkollimin e oficerëve të lartë të FSK-së në akademitë ushtarake elitare të Mbretërisë së Bashkuar si dhe me dërgimin e grupeve të instruktorëve ushtarak në Kosovë për të bashkëpunuar me FSK-në.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në takimin që pati me ambasadorin Ruairi O’Connell, e njoftoi për fazën e aktiviteteve të FSK-së, bashkëpunimin me NATO-n dhe bashkëpunimin e mirë me ushtritë e shteteve të rajonit.
Ai falënderoi kontributin e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, qoftë përmes trajnimeve në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë përmes instruktorëve që vijnë në FSK, dhe sidomos ai çmoi lartë pjesëmarrjen në ushtrime fushore të përbashkëta.
Pos tjerash, Komandant Rama foli edhe për përgatitjet dhe planifikimet e kryera për nevojat e transformimit të FSK-së në FAK, duke u angazhuar çdo herë se FAK do të jenë forcë për të mirë dhe në shërbim të sigurisë së rajonit dhe me gjerë.
Nga ana tjetër ambasadori Ruairi O’Connell përgëzoi komandant Ramën për arritjet e deri tashme në ngritjen e strukturës së FSK-së.
Ai e vlerësoi si një e arritur e përbashkët, që Kosova nga konsumues i sigurisë po transformohet në eksportues të sigurisë përmes bashkëpunimit me ushtritë e rajonit dhe me NATO-n./Arbresh.info/
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...