Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar sërish.
Sipas njoftimit, persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit.
Policia ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur mes datave 22 dhe 25 mars.
E shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza për Arbresh.info thekson se sipas punëkryesit, vlera e dëmit është rreth 3000-4000 euro.
“Më datë 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër-Lepencit ka raportuar se cerada-najloni i cili ka qenë i shtrirë në bajpas, i është dëmtuar.
Vlera e dëmit, sipas ankuesit është rreth 3000-4000 euro. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësite policore dhe kanë shikuar vendin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është hapur si ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Rasti është nën hetime”, ka thënë ai.
Kujtojmë se më 29 nëntor, 2024 kishte ndodhur një shpërthim në këtë kanal. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...