Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se problemet me rrugën Plavë-Deçan janë kryekëput politike e jo të natyrave siç i pretendon kisha serbe.
Demhasaj në “Debat Plus” ka thënë se problemi me Manastirin e Deçanit lidhet me pretendimet që Serbia ka për të fituar eksterritorialitet në procesin e dialogut.
Ai thotë se është e çuditshme kur vjen në pyetje interesi i tyre si serbët i referohen Planit të Ahtisarit.
“Serbia dhe serbët Planin e Ahtisarit e pranojnë pjesërisht vetëm kur vjen në pyetje interesi i tyre. Me planin e Ahtisarit u shpall pavarësia e Kosovës por serbët se pranojnë atë”.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu” thotë se manastiri ka lejuar të shkatërrohet rruga ekzistuese disa herë kur janë ndërtuar hidrocentralet sepse kanë pasur interes.
“Nëse kjo rrugë pengon manastirin, çfarë pengese i bënë shëtitorja apo shtrati i lumit manastirit. Kjo çështje është kryekëput politike dhe lidhet me bisedimet. Serbia në fillim dëshiron që eksterritorialiteti në fillim të zbatohet në terren duke mos lejuar të ndërtohet asgjë e më pas të mbetet vetëm nënshkrimi në Bruksel”, deklaroi Arton Demhasaj./Telegrafi/
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...