Vetëm dy ose tri operacione në muaj i bëjnë katër mjekët specialistë të oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit. Duke u bazuar në numrin e operacioneve del se gjysma e specialistëve e kalojnë muajin pa e bërë asnjë operacion. Drejtori i Spitalit ankohet se e ka stafin të papërvojë dhe për këtë shkak pacientët referohen në Prishtinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Vetëm dy deri në tri operacione në muaj i kryejnë katër specialistët e oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit, ndonëse reparti ballafaqohet me kërkesa të shumta të pacientëve.
Se kryhet një numër i vogël i ndërhyrjeve në muaj e pranojnë edhe drejtuesit e Spitalit të Gjilanit, ndonëse burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se shpeshherë ka ndodhur që asnjë ndërhyrje nuk është realizuar gjatë muajit në Repartin e Oftalmologjisë në Gjilan.
Qytetarët e Gjilanit, që kanë nevojë për shërbime të tilla mjekësore, duhet të drejtohen në Klinikën e Oftalmologjisë në Prishtinë, pasi që në komunën e tyre s’mund t’i marrin shërbimet e nevojshme.
49 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 gjoba brenda 24 orëve
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...