Artan Muhaxhiri, në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka deklaruar se zgjidhja e cështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të jetë me pasoja për Kadri Veselin, apo Ramush Haradinajn.
Ai ka përmendur qëndrimet diametralisht të kundërta të këtyre dy liderëve për këtë temë, që tash janë bërë bashkë në një koalicion parazgjedhor, duke argumentuar se në një rast, apo në tjetrin, njëri nga ta do të dalë i gabuar për gjithcka, njofton Klan Kosova.
“Ramush Haradinaj është në pozitë të vështirë, sepse është në koalicion me PDK-në, që për dy vjet e gjysmë e ka mbrojtur këtë formë të demarkacionit. Pra nuk mund të ketë zgjidhje për këtë cështje pa ‘viktima’. Ose duhet të ‘viktimizohet’ Haradinaj, ose Veseli. Dikush duhet të jap llogari për këtë kohë të humbur; për këtë bllokadë, të pandershme dhe të panevojshme, si pasojë e kapriçove personale”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?