Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në të cilin thuhet se kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, shkeli kushtetutën me vendimin e qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Demaliaj ka thënë se kështu ndodh kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin, parimet dhe rregullat e funksionomit të saj.
“Ani kur po i dëgjoj politikanët e lëvizjes vetëvendosje duke interpretuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës..!! U kënaqen duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por, nuk po e gjejnë veten askund..!!Kështu është kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin , Parimet dhe Rregullat e funksionomit të saj..!!Kohë pandemike por gjithnjë duke i respektuar instruksionet e Institutit të shëndetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në lidhje me kërkesën e Presidentit për vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka ven dosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020 nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot