Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka goditur ashpër LDK-në dhe Vetëvendosjen në seancën e sotme të Kuvendit.
Demaliaj ka thënë se LDK po e lejon një gazetar të flasë në emër të saj sikur të ishte një emision televiziv duke aluduar në deputetin e LDK-së, ish-anëtarin e shoqërisë civile, Driton Selmanaj, shkruan arbresh.info.
“Është tmerruese të thuash se nuk e votoni IPA-në e i keni dhënë lejen gazetarëve të dalin të flasin në emrin tuaj thua ti se këtu është Clik”, tha Demaliaj.
Ndërkohë, Vetëvendosjes iu drejtua duke e akuzuar se në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e gjithë partia a ka mundur liderin e saj Visar Ymerin.
“Gjysma e partisë e keni mundur kryetarin tuaj, Visar Ymerin e kenu mujt”, është shprehur Demaliaj./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...