Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Ambasada Amerikane në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me SHBA-në.
Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra thekson se sot Kosova nuk humbi vetëm një proces strategjik, por edhe besimin e aleatit më të madh.
‘Sot Kosova humbi jo vetëm një proces strategjik me SHBA-të, por edhe besimin e aleatit tonë më të madh. BE-ja na mbylli dyert me sanksione, e tash edhe Amerika po na kthen shpinën. Këto janë pasojat e një pushteti të ndërtuar mbi populizëm, që lë qytetarët të paguajnë çmimin e gabimeve të politikës. Për qytetarët që shpresonin në mbështetjen e partnerëve tanë, kjo është zhgënjyese. Dështimi më i madh i qeverisë Kurti. Pa fjalë!”, tha Deliu./Arbresh.info
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media