Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka marr pjesë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale të mbajtur në Hagë.
Në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka publikuar disa fotografi nga protesta teksa ka thënë se sot është dëshmuar fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar, transmeton Arbresh.info.
Ndër të tjera, Deliu-Kodra shkroi se Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë.
“Në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar. Me mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora u ngritën për drejtësi, për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj të shenjta. Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë”, shkroi Deliu-Kodra./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot