Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur mendësi primitive dhe kthim prapa vendimin e Kuvendit të Serbisë që të mos u lejohet deputetëve kosovarë pjesëmarrja në një konferencë ndërkombëtare në Beograd.
Deliu-Kodra dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ishin ftuar nga Nenad Çanak, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Serbisë, ndërsa një ditë para nisjes së konferencës ftesat për deputetet kosovare u anuluan nga kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq.
“Kjo tregoi mendësi primitive dhe aspak në frymën e bashkëpunimit, në çka deklarohet Serbia. Ajo bie ndesh edhe me politikën e Bashkimit Evropian, që kërkon që secili shtet të mos e bllokojë tjetrin, por të ketë bashkëpunim mes tyre. Beogradi ka mendësi anti-evropiane, primitive, e po kthehet prapa përkundër marrëveshjeve që të mos ketë pengesa për shtete në konferenca të tilla”, ka thënë Deliu-Kodra në Interaktiv të KTV-së./Koha.net/
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...