Kuvendi i Kosovës sot është mbledhur në dy seanca, ku njëra nga to ishte vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të 18 janarit, ndërsa tjetra seancë plenare.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se PDK ka pritur që të votohet rezoluta për energjinë elektrike.
Ajo për RTK tha se dy pikat kryesore të seancës së sotme për PDK ka qenë mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.
Deputetja e partisë opozitare, ka adresuar kritika ndaj pozitës për neglizhencë në rastin Dehari. Deliu-Kodra, tha se PDK ka kërkuar zbardhjen e rastit të Astrit Dehari.
Sipas saj, Vetëvendosje ka pushtetin për tri vite dhe meriton që të kemi përgjigje për shumë pikëpyetje që janë ngritur në rastin Dehari.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll