Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë ditës së djeshme është përfshirë një aksident, ku ka goditur një fëmijë me veturën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Pas raportimeve për këtë aksident, u deklarua vetë ministrja Hajdari përmes një postimi në Facebook ku shkruajti se fëmija ishte përplasur në veturën e saj.
“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, u shpreh ajo.
E ndaj kësaj deklarate të ministres ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
“Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet. Fëmiut i uroj shëndet të shpejt. Lutem ta kalon me lehtësi”, shkroi Deliu-Kodra në llogarinë e saj në Facebook./arbresh.info/
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës