Deputetja nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se taksa e vënë ndaj produkteve serbe ka treguar deri tash efektet e saj ndaj një lufte të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës.
“Pengesat e Serbisë kanë qenë sistematike. Serbia as në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit nuk ka treguar kurajë. Taksa ka prodhuar efekte e ka thënë edhe kryetari Kadri Veseli”, është shprehur ajo në Sytë Shtatë në Klan Kosova.
Deliu-Kodra që vjen prej partisë që ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë, ka thënë se në ditët në vijim do të merren hapa konkret në këtë çështje.
“Kosova nuk do të bëhej e pavarur pa ndihmën e miqve. Duhet të jemi të kujdesshëm që t’i ruajmë raportet më miqtë tanë ndërkombëtarë. Besoj shumë se gjatë ditëve në vazhdim do të kemi hapa konkret që do ta dëshmojnë seriozitetin e Kosovës”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...