Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se fuqia e partisë së saj nuk ka humbur dhe se zgjedhjet lokale do ta dëshmojnë këtë.
Ajo ka komentuar qeverisjen e Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, duke thënë se ndjehet e dekurajuar nga qeverisja e Shpend Ahmetit.
“Me komunën e Prishtinës jam e dekurajuar, punëismet që kanë ndodhur në komunë dhe mënyrën si është qeverisur brenda komunës së Prishtinës. Mbetet të shihet në këto zgjedhje. Kemi besuar shumë në kryetarin Ahmeti, por këto zgjedhje do të dëshmojnë qartë se ku do të pozicionohet kjo parti politike”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, Deliu-Kodra ka komentuar deklaratat e VV-së rreth krijimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt.
“Mënyra se si partia Vetëvendosje po i qaset politikës vështirë që do jetë premtues për gjeneratat e veta. Edhe kjo parti do e ketë të vështirë ta bëjë Qeverinë e vetme”, ka thënë ajo.
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...