Një delegacion nga Policia e Kosovës ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në Gjermani.
Synimi i vizitës ishte lidhja dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në zhvillimin e grave në pozicione drejtuese në polici
“Javën e kaluar një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Kolonel Taibe Canolli Brajshori ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në landin federativ Berlin dhe Brandenburg në Gjermani. Synimi i vizitës ishte lidhja dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në zhvillimin e grave në pozicione drejtuese në polici, duke u fokusuar në mentorimin e grave në Policinë e Shtetit të Brandenburgut dhe në Policinë e Kosovës si dhe shkëmbimi i përvojave në trajnimin dhe avancimin profesional të punonjësve të policisë duke avancuar trajnimet policore dhe ngritur kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës”, njofton Policia.

Në Brandenburg delegacioni kosovar është pritur nga Presidentja e Shkollës së Policisë në Brandenburg znj.Dr.Heike Wagner dhe stafi i saj.
Nga presidentja Wagner është dhënë zotimi dhe hapi i parë drejt jetësimit të deklarimit të përbashkët të nënshkruar me datë 22.10.2019 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Akademisë Policore në Brandenburg

Gjatë kësaj periudhe delegacioni nga Policia e Kosovës është takuar edhe me agjentë special dhe Atashe të FBI të stacionuar në Berlin.
Me delegacionin në fjalë është shikuar mundësia e trajnimeve speciale në fushat e ndryshme deri tek ato të ndjeshme të sigurisë siç janë trajnimet e veçanta të sigurisë.
Është vizituar edhe Akademia e Policisë në Berlin dhe është shikuar mundësia e shkëmbimit të përvojave policore me akademinë në fjalë si dhe është vizituar stacioni i policisë në Bernau./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër