Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje pas vizitës që kishte në Bruksel ka vazhduar takimet në Berlin me deputetë të Bundestagut të Gjermanisë, nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Unioni Kristian Demokrat (CDU), si dhe me përfaqësues të admisnitratës gjermane.
Ndërsa kryetari, Visar Ymeri, Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u takuan sot në Bundestag me deputetët e SPD-së Josip Juratoviç dhe Norbert Spinrath, si dhe me deputetin e CDU-së Thorsten Frei dhe këshilltarin për marrëdhënie me jashtë të CDU-së, Z. Hans Joachim Falenski.
Më tej delegacioni u prit në takim në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë nga Ambasadori Christian Hellbach, i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore.
Në këto takime delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpjegoi situatën politike post-zgjedhore në Kosovë, si dhe paraqiti prioritetet qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe gatishmërinë, bazuar mbi rezultat zgjedhore, për drejtimin e qeverisë së re të Kosovës.
Përfaqësuesit gjermanë që morën pjesë në këto takime e përgëzuan delegacionin për rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë dhe treguan edhe një herë vullnetin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re që do të arrihet të formohet pas këtyre zgjedhjeve./arbresh.info/
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...