Delegacioni i Kosovës po merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së në Uashington

18:41 | 18 Prill 2015
M. A.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti  dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza  po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore  të cilat po  zhvillohen në Uashington D C.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore delegacioni i Kosovë ka zhvilluar  takime edhe me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Min Zhu, Drejtoren e Departamentit  Evropian të FMN-së, Laura Tuck, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Paul Thomsen, Drejtor i departamentit për Evropë në FMN, Ellen Goldstein, Drejtoreshë për Evropën  Juglindore, Evropë dhe Azi Qendrore dhe Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Ibrahim Canakci, Drejtor Ekzekutiv i konstituencës pjesë të cilës është Republika e Kosovës në FMN, z. Franc Godts, Drejtor Ekzekutiv i konstituencës pjesë e secilës është Republika e Kosovës në Bankë Botërore. Gjithashtu delegacioni i Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në takimet e konstituencës në FMN dhe Bankë Botërore.

Përveç takimeve me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, Ministri Hoti dhe Guvernatori Hamza kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të  vende të ndryshme si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Gjatë takimeve është diskutuar rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend, adresimit të sfidave ndërlidhur me këtë fushë, asistencës teknike dhe çështjeve tjera të ngjashme. Gjithashtu, është vlerësuar progresi i arritur në Kosovë deri me tani  si dhe janë dhënë zotime nga të gjitha këtë institucionet për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme