Takimi në Uashington të Shteteve të Bashkuara, do të mbahen me 4 shtator në Shtëpinë në Bardhë.
Shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Marigona Berisha e ka konfirmuar për Arbresh.info, nisjen e shefit të qeverisë për në Shtëpinë e Bardhë.
“Kryeministri i Kosovës bashkë me ekipin e tij është nisur për në SHBA, për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Berisha për Arbresh.info.
Shefja e kabinetit ka thënë se do të ju mbajmë të informuar për agjendën dhe temat e takimit.
Ndryshe, Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti me vete në Shtëpinë e Bardhë, në takimin me palën serbe, do t’i marrë edhe dy Zëvendëskryeministra, tre ministra dhe Koordinatorin e Dialogut Skender Hysenin. Me ekipin e Kosovës në Uashington udhëton edhe Shefja e stafit të Kryeministrit, Ardita Dushi.
Dy njerëzit e Ramush Haradinajt në Qeveri, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovë të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti.
Pos Ministrit të Drejtësisë dhe Ministres së Jashtme në Shtëpinë e Bardhë shkojnë edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Koordinatori për dialog, Skender Hyseni.
Në vendin më të fuqishëm në botë shkojnë edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
NISMA për Kosovën përfaqësohet në dialog me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj.
Fillimisht, takimi Kosovë-Serbi në Uashington ishte caktuar për 2 shtator por u shty për dy ditë pasi duhej përshtatur agjendës së Presidentit Donald Trump, i cili mund të bëhet pjesë e takimit nëse palët arrijnë ndonjë marrëveshje.
Kurti takohet me zëvendëspresidentin Choi, diskutojnë për fu...
OSBE propozon që të ketë zgjedhjet e reja brenda vitit në ve...
Guerot flet për tensionet në veri: Macron, Scholz e Borell q...
Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për...
Kurti: S’mund të ketë kryetarë të rinj në Veri pa zgjedhje t...
Bislimi i reagon Vuçiqit: Propagandë e pastër