Një takim i paraparë mes Delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Bruksel, ka dështuar të mbahet pasi pala serbe ka vendosur që të tërhiqet, pas vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviq.
Shefi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ka thënë se delegacioni serb është tërhequr para se të fillonte takimi mes tyre.
“Pala serbe është tërhequr para se të nisë takimi. Akti i vrasjes së Ivanoviq është pritur me keqardhje nga të gjithë”, ka thënë ai shkurt për Klan Kosova.
Ndërsa nëse ka pasur ndonjë koment nga zyrtarët në Bruksel për tërheqjen e palës serbe, Arifi ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë koment specifik.
Arifi ka njoftuar më tej se të mërkurën do të kthehen në Kosovë nga Brukseli, duke pohuar se tash për tash nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi i radhës./Klan Kosova/
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...