Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, delegacioni nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, i përbërë nga Kolonel Nevzad Asllani, Nënkolonel Bashkim Hamdiu dhe Kapiten Ylli Dalladaku, kanë realizuar vizitë zyrtare në Shkollën e Oficerëve të Bundeswehr-it, në Dresden të Gjermanisë.
Në njoftim thuhet se delegacioni i FSK-së u informua nga afër me strukturën organizative, programin dhe infrastrukturën mbështetëse nga stafi i Shkollës e Oficerëve të Bundeswehr-it, delegacioni gjithashtu takoi Komandantin e Shkollës së Oficerëve, Gjeneral Brigade Stephan Willer, i cili ofroj mbështetjen e vazhdueshme për shkollimin dhe trajnimin e Oficerëve të FSK-së.
Me këtë rast ata takuan kadetët e FSK, të cilët janë duke e ndjekur shkollimin në ketë qendër, si dhe janë realizuar vizita në qendrat kulturore dhe historike që ndërlidhen me zhvillimin dhe historinë ushtarake të Bundeswehr-it.
“Kjo vizitë fuqizon bashkëpunimin ndërmjet dy shkollave të oficerëve dhe hap mundësi për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit në fushën e shkollimeve ushtarake dhe shkëmbimit e përvojave profesionale. Përkushtimi ynë për zhvillim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm forcon lidhjet strategjike mes FSK-së dhe ushtrisë Gjermane”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...