Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen e Kosovës në Evropë.
Sipas tij, me votimin pro për demarkacion, Kosova transformohet për dekadën e dytë.
“Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë. Shpresoj t’i drejtoheni deputetëve se sa e rëndësishme është të kaloni këtë marrëveshje menjëherë. Le të jem i qartë, kjo është thjeshtë vota për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe mundësisë tuaj të udhëtoni. Shpresoj të më bashkoheni dhe të punojmë për sukses. Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësi e madhe që të transformoni vendin për dekadën e dytë”, ka thënë ai në një video të publikuar në Twitter.
New week, same message- This Assembly vote is about #Kosovo's future in Europe & your ability to travel. I hope you will join me in working for its success. pic.twitter.com/QhAwQ8uITX
— Official account of the U.S. Ambassador to Kosovo (@USAmbKosovo) February 26, 2018
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...