Një ditë para votimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, ambasadori amerikan Greg Delawie u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë në favor të marrëveshjes, shkruan portali arbresh.info
Ai ka thënë që e ardhmja e Kosovës në Evropë është në rrezik.
Më tej Delawie ka thënë që të mos votojnë për izolimin, por për të ardhmen.
“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të paraqiten për punë nesër dhe të votojnë në favor të Marrëveshjes së Shënjimit Kufitar me Malin e Zi. E ardhmja e Kosovës në Evropë është në rrezik. Lëreni votimin tuaj të tregojë se ju jeni një avokat për atë që ka rëndësi për njerëzit që ju zgjodhën. Nga vota PO do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe komunitetet. Mos votoni për izolim – votoni për të ardhmen”!, ka deklaruar ambasadori amerikan Delawie./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2355594924466649/
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...