Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie po vazhdon të dërgojë mesazhe te deputetët që ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
Deklarata e fundit erdhi pas dështimit të seancës së sotme, ku pati edhe konfrontime ndërmjet kryeministrit dhe deputetëve të LDK-së.
Në një postim në twitter, Delawie ka thënë se tani është koha që të gjitha partitë të tregojën lidership. Ai ka kërkuar nga partitë që të mendojnë për qytetarët.
“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Delawie edhe sot është parë në ambientet e Kuvendit.
Deklaratat e këtij të fundit gjatë gjithë kohës kanë qenë të qarta.
Sipas Delawies deputetët duhet ta votojnë demarkacionin, dhe t’ua mundësojnë qytetarëve lëvizjen e lirë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?