Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delwaie, e ka përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth numërimit dhe certifikimit të votave për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai e ka vizituar sot këtë Komision, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë punën e tyre dhe se kjo sipas tij është e rëndësishme.
“Numërimi dhe certifikimi i votave të qytetarëve e të Kosovës është një punë e rëndësishme.
Vazhdoni punën e mirë”, ka shkuar Delawie.
Kosova u përballë më procesin e votimit më 11 qershor, ku si partia e parë doli koalicioni PAN, ndërkaq e dyta u rendit Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit në vendin e tretë, ndonëse në koalicion me AKR-në dhe Alternativën.
Deri në fund të këtij muaji, KQZ pritet të dal me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...