Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pasi Kuvendi nuk arriti të miratojë ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, ai ka thënë ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj.
“I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie.
Ky projektligj ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...