Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje njerëz pa kurrfarë ideje.
Ai ka thënë se ata po i kthehen dhunës politike për t’i përmbushur qëllimet e tyre, shkruan Arbresh.info
“Mendoj se njerëzit që nuk kanë kurrfarë ideje i kthehen sërish dhunës politike për t’i përmbushur qëllimet e tyre. Kjo nuk duhet të ndodh në një shtet evropian. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka evropiane. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë ata deputetët që janë në seancën e sotme duke përdorur mjetet demokratike për të përmbushur qëllimet e tyre”, ka thënë Delawie.
Ai ka kërkuar nga deputetët që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë pro demarkacionit./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...