Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka komentuar akuzat e disa qytetarëve të Kosovës ndaj ministrit të ri të Bujësisë, Nenad Rikalo se ai i ka keqtrajtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Delawie ka thënë se e kupton se lufta është periudhë e ndjeshme për secilin në Kosovë, mirëpo siç ka thënë, nuk mund të deklarohet në lidhje me këtë çështje derisa të përmbyllen hetimet, shkruan arbresh.info.
“Parimi i parë në çdo demokraci është pafajësia derisa të provohet fajësia dhe mendoj se kjo duhet definitivisht të vlejë për këtë rast. Nuk e kam patur ende rastin të njoftohem me ministrin Rikallo. Nuk di asgjë rreth kësaj, përpos informatave që janë dhënë për publikun, por e di se lufta është periudhë e ndjeshme për secilin në Kosovë. Do të shpresoja që akuzat kundër kujtdo të jenë të bazuara mirë, jo vetëm akuza nxitëse që janë taktikë standarde komuniste si në ditët e vjetra dhe shpresoj se askush nuk dëshiron të kthehet në atë kohë. Me sa e kam kuptuar nga shtypi, autoritetet e Kosovës janë duke i hetuar këto pohime dhe mendoj se duhet të përmbyllen hetimet dhe pastaj konkluzat duhet të nxjerren në bazë të tyre”, ka thënë Delawie në një intervistë për Koha Ditore.
/arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...