Të martën do të lëshohet në qarkullim bankënota e re prej 50 euro në të 19 vendet e eurozonës, e cila sjell mbrojtje më të mirë nga falsifikimet.
Bankënota e re, e cila është prezantuar dje në konferencën për media në Paris, do të shtypet në gjithsej 6,5 miliardë njësi, prej të cilave një miliard në Francë.
Bankënota e tanishme prej 50 eurove, e cila është përdorur më shpesh në eurozonë dhe nuk ishte ndërruar asnjëherë që nga krijimi i valutës së përbashkët prej vitit 2002, do të tërhiqet në mënyrë graduale.
“Bankënota e serisë së parë do të jetë edhe më tej në qarkullim dhe do të jetë e vlefshme”, tha drejtori i përgjithshëm i shërbimeve për ekonomi në Bankën Qendrore të Francës.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira