Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ndalimit të një veture dhe dy kamionëve me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse, shkruan arbresh.info.
“Më 14.01.2022, në ora 21:40, në Pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës (RKS), në hyrje për në vendin tonë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona”. Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi”, njofton policia.
Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.
Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë./arbresh.info/
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...
Hera e gjashtë në histori/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjis...