Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në dekorimin e të dërguarit Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Për arbresh.info, Bekim Kupina, këshilltar për media i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit ka thënë se Osmani ishte e ftuar nga pala amerikane dhe nga Zyra e Kryeministrit për të marrë pjesë në ceremoninë e mikëpritjes.
“Kryetarja Osmani është ftuar nga pala amerikane dhe nga Zyra e Kryeministrit për të marrë pjesë në ceremoninë e mikëpritjes së DFC-së, në shenjë respekti për angazhimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës për investime”, ka thënë Kupina.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325864328518942
Edhe Vjosa Osmani e pranishme në ceremoninë ku Presidenti dekoroi Grenellin
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...