Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti, nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Listës Serbe.
Nga ekzekutivi e kanë mohuar se ka bojkotim nga Lista Serbe.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Bahaku për arbresh.info tha se, Lista Serbe nuk e ka bojkotuar mbledhjen e Qeverisë, mirëpo ata vijnë kohë pas kohe.
“Nuk e ka bojkotuar mbledhjen e qeverisë Lista Serbe, ata koha pas kohe vijnë, herë vijë e herë s’vijnë”, tha shkurt ajo.
Ndryshe, në këtë mbledhje nuk kanë shkuar Zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.
Lista Serbe nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, derisa, kanë paralajmëruar dalje nga Qeveria nëse nuk i’u përmbushen kërkesat.
LEXO EDHE:
Lista Serbe bojkoton edhe mbledhjen e Qeverisë – Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...