Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 Qershor 2017.
“Shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë,” thuhet në deklaratën e MPJ, shkruan arbresh.info.
Kjo ministri shprehë besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t’iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik.
Shqipëria pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqiperisë dhe Kosovës, “por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal.”/arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë