Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar veteranët e Luftës Çlirimtare për ditën e tyre, 30 dhjetorin.
Në mesazhin e urimit thuhet:
Të dashur Veteranë,
Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen.
Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj.
Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit!
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së, OSBE: T...
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...