Lista Serbe e ka quajtur ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, dyfytyrësh për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë për plagosjen në Shtërpcë.
“Ministri ilegal i Kurtit Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentimvrasjen e një djali në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve”.
Lista Serbe thotë se Rashiq, fillimisht, në një deklaratë për mediat në Serbi, e ka quajtur rastin tentimvrasje dhe e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë rast.
Lista Serbe përmes shkrimi në “Facebook”, tha se “deklarata i është keqkuptuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit”.
“Për shkak të tentimit të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi t’i vriste Stefanin dhe Milloshin, më vjen mirë që Rashiq nuk ka mundësi që t’i vizitojë ata, pasi do të shtrohej pyetja se çfarë mund tu thoshte atyre kur brenda dy ditëve ndërron deklaratat e tij. Nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /arbresh.info/
lexo edhe:
Drejtori i policisë së Ferizajt takohet me kryetarin e Shtërpcës, flasin për sigurinë në vend
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...