Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, kishte marrë përsipër keqpërdorimet financiare të shkaktuara gjatë ushtrimit të detyrës në këtë organizatë.
Bazuar në “Propozimin për negocimin e marrëveshjes lidhur me dëmin e shkaktuar”, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Berisha përmes avokatit i ishte drejtuar BKS-së me propozim për kthimin e parave të përvetësuara përmes pagesave të kundërligjshme në emer të aksidenteve fiktive.
Paratë, ai kishte propozuar që t’ia kthente Byrosë me këste.
“Andaj, Byrosë i propozojmë që të ndërmarrë veprimet respektive në përllogaritje të dëmit, ashtu që të mundësohet arritja e një marrëveshje sa më të favorshme për palët. Ndërsa për të garantuar përmbushjen e plotë dhe efikase të detyrimit, kërkojme nga titulli që të shqyrtojë mundësinë e dakordimit të pageses së shumës që do të dalë nga eksperti juaj financiar, në disa këste, ku si shprehje e vullnetit të mirë, shprehim gatishmërinë për lartësi të këstit të parë deri në njëqindmijë euro (100,000.00€)”, thuhet në deklaratën e Berishës.
Përveç propozimit për marrëveshje, Berisha kishte dhënë edhe deklaratë, duke marrë përsipër përgjegjësinë.
Ndryshe, letra e siguruar mban datën 10 mars 2025.
Gigi Hadid vjen me një ndryshim drastik në pamje
Ja kush përfaqëson PDK-në në legjislaturën e re të Kuvendit ...
Xheneta flet me Elijonën për Londrimin: Mendoj që ai të kurs...
Ministri Demelezi viziton fermat e prekura nga vërshimet
Vetëvendosje fiton zgjedhjet e jashtëzakonshme, ja 57 depute...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së