Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur një fjalim në tetor të vitit të kaluar para studentëve të një universiteti në SHBA, ku ka folur për karrierën e saj dhe avancimin përkundër se ishte një femër në një shoqëri patriarkale.
Që prej largimit nga posti i të parës së shtetit, Atifete Jahjaga është thirrur në disa ligjërata jashtë vendit, e edhe në SHBA.
Në këtë ligjeratë para studentëve, ajo tregoi për stigmën që luftoi derisa studionte dhe edukohej në një shoqëri patriarkale. Por thotë se gjithçka është e mundur, duke treguar se zgjedhja e saj si presidente është një fakt për këtë.
Në një intervistë për “Brown Daily Herald”, pas ligjërates në Brown University në Providence të Rhode Island, Jahjaga kishte thënë në tetor të vitit të kaluar se “Kosova ishte për pak e përfshirë në luftë civile” para zgjedhjes së saj në post.
“Pak para zgjedhjes së Jahjagës në vitin 2011, pasi që zgjedhja e ish-kreut të shtetit u vlerësua kundërkushtetuese, vendi ishte në prag të luftës civile, i tha Jahjaga The Heraldit”, shkruante gazeta në tetor 2019. /Express/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë