Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do ta dërgoj vendin në NATO dhe BE.
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës së organizuar nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë me temën ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian’, shkruan Arbresh.info.
“Anëtarësimi është i mundshëm dhe shpresoj në këtë. Po ashtu flas për pese vendet që se kanë njohur Kosovën. Ato e kanë mbështetur raportin e Ahtisarit dhe janë mike tona. Ne kemi thënë që Katalonia s’është Kosovë e as Spanja s’është Serbi. Po ashtu edhe në raport me Rusinë do të ishte me jetike njohja e Rusisë për Kosovën dhe do të ishte e mirë edhe për Serbinë sepse do ta lironte nga barra e mitit të rrejshëm në raport me Kosovën”, u shpreh Thaçi./Arbresh.info
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...