Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj ish policit të Kosovës, Dejan Pantiqn, i cili dyshohet për veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.
Për Arbresh.info, këtë ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo tha se Pantiq do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri më 9 korrik.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.05.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.05.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i është vazhduar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.07.2023, konform nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 181 par.1 nënpar.1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
“Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.”
Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar në Jarinjë, me dyshimin se kishte sulmuar zyret e KQZ-së në Zubin Potok.
Pas arrestimit të tij, serbët protestuan dhunshëm duke vendosur barrikadat në shumë lokacione në veri të vendit, barrikada të cilat zgjaten tri javë dhe prodhuan tension të situatës, i cili ishte afër të eskalojë./Arbresh.info
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë