Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic tha se Kosova është ne gjendje të siguroj kufijtë e saj.
Në ngjarjen e organizuar për shkatërrimin e armëve të konfiskuara, Jankovic tha shkatërrimi i armëve është rezultat i bashkëpunimit për zbatimin e ligjit.
“Sot shënojmë një ngjarje të rëndësishme. Unë ndodhem me nderim dhe privilegj. Nuk jemi këtu vetëm për të shkatërruar armë por edhe për të kuptuar se Kosova është në gjendje të siguroj kufijtë e saj. Konfiskimi dhe shkatërrimi i armëve janë rezultat i bashkëpunimit për zbatimin e ligjit është dëshmi që kemi bërë së bashku për mirëqenien tonë. Po dërgojmë mesazh të qartë të rinjve se rruga drejt përparimit është e ndërtuar me qytetari të përgjithshme. Mos te harrojmë që çdo armë paraqet një tragjedi e shmangur. Unë shpreh mirënjohjen e thellë për oficerët qe rrezikojnë jetën e tyre. Në konkludim le të jetë kjo ngjarje një burim frymëzimi për qytetarët e Kosovës”, tha Jankoviq.
Ndryshe sot do të shkatërrohen rreth 1 mijë armë të konfiskuara gjatë aksioneve policore./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër