Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec nuk pranon rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.
Në një komunikatë për media thuhet se arsyet e mos pranimit të rezultateve janë përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit, kontrabandimi i votave të votuesve, deformimi i vullnetit të votuesit, manipulimi i votave të pavlefshme, kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.
Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...