AKR në Mitrovcië me anë të një komunikate për media njofton se dega e Nismës në këtë komunë është shuar dhe të gjithë kanë kaluar në AKR.
Në komunikatë thuhet se kryetari i deritanishëm i Nismës Bahri Rrustemi, pas bisedave dhe analizave që ka bërë dega të cilën ai e drejton, dhe duke pasur parasysh programin e AKR-së, kanë vendosur të kalojnë në këtë subjekt politik.
Por në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Nisma për Kosovën në Mitrovicë.
Sipas Nismës në Mitrovicë Bahri Rrustemi, ka qenë dikur i angazhuar në degën e kësaj partie në cilësinë e koordinatorit, por ka disa muaj që ai nuk është pjesë e degës së NISMA’s në Mitrovicë.
“Kryesia e degës së NISMA’s në Mitrovicë, për koordinator të degës, e ka zgjedhur, z. Hysni Ahmeti”, thuhet në reagimin e Nismës.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...