Dega e LDK-së në Rashincë të komunës së Shtimes përmes një komunikate ka njoftuar se nuk e njeh më Isa Mustafën kryetar të kësaj partie.
Në këtë kumtesë është kërkuar urgjentisht përjashtimi i Isa Mustafës nga subjekti të cilin e udhëheq.
“Pas analizimit të gjendjes se krijuar me prishjen e koalicionit dhe rënien e qeverise Mustafa, Nëndega e LDK-Rashincë Shtime del me këtë njoftim. Nga sot nuk e njohim Isa Mustafën për kryetar të LDK dhe kërkojmë që urgjentisht të perjashtohet nga subjekti jonë politik. Për fajet dhe demët e shkaktuara popullit të Kosovës kërkojmë nga Prokuroria të fillojë hetimet ndaj tij. Me respekt Kryetari i Nëndegës Gazmend Haxhiu”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër