Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës në Gjakovë, po zhvillohet sot “Dita e Vizitorëve të Shquar”, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”.
Ky ushtrim, i udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë, përfshin rreth 25,000 ushtarë nga 29 vende pjesëmarrëse dhe zhvillohet në 18 shtete, përfshirë Kosovën, nga 26 maji deri më 9 qershor, raporton Arbresh.info.

Të pranishëm në kë event janë edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në largim, Albin Kurti.
Kosova luan një rol kyç në këtë ushtrim, jo vetëm si vend mikpritës, por edhe si qendër komanduese.

Divizioni i 28-të i Ushtrisë Amerikane është vendosur në Aeroportin e Gjakovës, tani nën pronësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe do të udhëheqë të gjitha operacionet dhe stërvitjet që zhvillohen në Ballkan, përfshirë ato në Kroaci, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bullgari .
Gjatë Ditës së Vizitorëve të Shquar, përfaqësues të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë patën mundësinë të ndjekin nga afër demonstrime të aftësive ushtarake dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë strategjike të Kosovës në këtë ushtrim të përmasave të mëdha./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...