Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, deklaroi se rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës.
Në një intervistë për Alsat, ai tha se kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo me Maqedoninë e Veriut.
Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfirmohet edhe në instancat më të larta gjyqësore.
Dedaj flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ndërsa duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç thotë kjo është kërkesë edhe e partnerëve të Kosovës përfshirë këtu SHBA’në.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...