“Tugjarë lopësh”, pronarë kërpudhash, analistë banalistë, deputetë të turpit dhe gazetarë mercenarë i ka quajtur Gjergj Dedaj të gjithë ata që kanë kritikuar emërimin e tij ambasador.
Ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, tashmë ka marrë detyrën e tij. E me akomodimin e tij në Shkup, ai ka fyer të gjithë ata që ishin kundër emërimit të tij.
“Vazhdoj ne MPJ, ne pritje te misionit te rinj, ne Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, ka shkruar Dedaj në FB.
Dedaj kaloi nga pozita e zëvendësministrit të jashtëm në ambasador, ndërsa ka pasur shumë reagime ndaj emërimit të tij për shkak të deklaratave që Dedaj ka pasur për Turqinë.
Deputetët turq të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar 6+ nuk e donin emërimin e tij pasi ndiheshin se u ka fyer kombi.
Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin Dedaj e përshkruan si “pronar kërpudhash”, ka dalë me letër publike ku ka kërkuar shkarimi i ambasadorit të ri në Shkup.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan