Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda tha se edhe Alternativa është e interesuar për zgjedhje por pas ligjit të ri zgjedhjeve dhe sipas tij ka ende procese të cilat do të duhet të diskutohen në këtë tryezë para se të mbërrijnë te zgjedhjet.
“A do të krijojmë konsensus për dialog dhe a do të merremi vesh se kush do ta udhëheq dialogun dhe në këtë mënyrë do ti lëmë hapësirë Thaçit. Kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë sepse ne ende nuk kemi ligj të ri zgjedhorë dhe ndoshta sot më mirë ishte dashur të flitet për Dialogun më Serbin se sa shkuarja në zgjedhje sepse ne ende nuk jemi përgatitur ligjërisht për to. Qytetarët mendojnë se ne mund ta rrezojmë qeverinë por ne nuk i kemi 61 deputet dhe nuk mundë ta rrezojmë. Do të ishte dështim ne t’i kalojmë të gjitha pikat që i kemi pasur në këtë tryezë dhe të përfundojmë më diskutimin e zgjedhjeve”./arbresh.info
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...