Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me Raportin e Progresit, ka thënë se kryeministri dhe kabineti qeveritar rrinë nëpër shpija dhe vijnë për të dhënë llogari në Kuvend.
“Raporti i Progresit e godet këtë realitet të sotit, kur na nuk e kemi kryeministrin edhe shumicën e kabinetit qeveritar këtu, kjo është kritika e raportit të Progresit ndër të tjera”, tha Deda.
“Ku janë, nshpi janë, nuk vinë me dhanë llogari para kuvendit, ku është Kuvendi? Kuvendi nuk e mbikëqyr qeverinë, për shkak të kulturës politike”, vazhdoi Deda.
Ai tha se Kosova ka elemente të kapjes së shtetit, ka bërë thirrje që të merren masa për ç’kapje.
“C’kapjen nuk do ta bëjë qeveria që i ka 52 deputetë do ta bëjë një qeveri e ardhshme”, tha ai.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...