Deda dhe Gashi bojkotojnë Komisionin për Integrime Evropiane

11:47 | 28 Tetor 2015
M. A.

Ka dështuar sot mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, pasi që dy anëtarëve të këtij komisioni Ilir Dedës dhe Arben Gashit, nuk iu kanë dukur interesant pikat e rendit të ditës.

Ilir Deda, e ka parë si joserioze diskutimet që planifikoheshin të bëheshin gjatë kësaj mbledhje, duke potencuar se Kosova nuk është në një situatë politike për të diskutuar për pikat e parapara.

Edhe pse ka dështuar mbledhja me pikat e rendit të ditës deputet po diskutojnë për atë që Serbia të mos pengoje Kosovën në anëtarësim në nisma rajonale.

Në fund u vendos që të martën të ftohet në komision përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar dhe ministri Bekim Çollaku për të diskutuar lidhur me MSA- në.

Shpërndaje në rrjete sociale