Komuna e Deçanit ka nënshkruar sot kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë.
Kryetari Ramosaj ka thënë se me këtë projekt, komuna e Deçanit do të kursen energji elektrike deri në 1850 MWh për vit.
“Kemi nënshkruar kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë.
Duke pasuar parasysh krizën energjetike në Kosovë, tani jemi në një situatë emergjente për të cilën Komuna e Deçanit tani ka marrur masën e parë për kursim të energjisë, duke u parapërgatitur për krizën energjetike që na pret në ditët e dimrit.
Me zbatimin e këtij projekti, komuna e Deçanit do të kursen energji elektrike deri në 1850 Mëh për vit, ku investimet do të bëhen 100% nga shërbyesit e energjisë sipas UA (ME) Nr.06/2021 për shërbimet e energjisë (ESCO), ku kthimi i investimit do të bëhet vetëm nga kursimet e arritura që garantohen nga shërbyesit e energjisë.
Nga ky projekt qytetarët e komunës së Deçanit do të përfitojnë në cilësinë e ndriçimit të rrugëve dhe ndërtesave publike, kursimin e energjisë përmes menaxhimit të energjisë” shkruan Ramosaj në njoftim. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër