Kosova aplikon regjim vizash për një numër të madh shtetasish të huaj, kryesisht nga Azia dhe Afrika. Për të hyrë në Kosovë, ata duhet të pajisen me viza.
Por 22 shtetas nga India, kanë tentuar që Kosovën ta përdorin si vend transiti për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian. Dyshohet se 28 veta kanë paguar nga 10 mijë euro për person, që të pajisen me vizë kosovare, raporton RTK.
Prej tyre, 22 kanë ardhur. Pasi kanë mbërritur në Kosovë, nën dirigjimin e dy shtetasve kosovarë të cilët tashmë janë arrestuar, ata kanë vënë në lajthitje në mënyra të ndryshme, duke u prezantuar si biznesmenë, institucionet si Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e Odën Ekonomike të Kosovës.
Prej tyre, policia ka arritur të arrestojë 6 prej tyre në veri të Kosovës. Ata janë dëbuar nga Kosova.
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...